Delegacioni i Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar takimet në Uashington për të vazhduar nesër, ku pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për bashkëpunim ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit, ka deklaruar se sot kishte përparim dhe nesër pritet të përfundojnë të gjitha ato diskutime që i kishin sot para dhe pasdite dhe pret që të ketë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Serbinë.

Hoti theksoi se marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nuk do të vinë nga SHBA.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, ka thënë Hoti.