Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë do të jetë e mirë dhe në përputhje me Kushtetutën, ose nuk do të arrihet fare.

“Ose ka me u mbërri një marrëveshje e mirë që është në përputhje me Kushtetutën ose nuk ka me pas marrëveshje. Këtë mund të iu them. Mandej mund të vazhdojmë me vendosje të masave ose status-quo edhe me gjitha problemet që kemi pasur deri më tani”, tha ai.

Largimin e reciprocitetit, Hoti e ka ndërlidhur me ruajtjen e partneritetit ndërkombëtar.

“Është jetike me i ruajt partnerët ndërkombëtar, nëse nuk i kemi ata mbesim një vend i vogël i izoluar kur kurdo mund të marrim lajme për tërheqjeve njohje”, tha ai.