Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti, ka përkujtuar dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, të cilët ranë heroikisht 22 vjet më parë në luftën kundër regjimit serb.

“Abeja, një njeri me përvojë luftarake dhe me vullnet e trimëri të jashtëzakonshme, bashkë me trimat e tjerë, dëshmuan se lufta jonë për liri dhe pavarësi ishte e drejtë dhe e pastër, me ç’rast u mbështet edhe nga bota demokratike. Lavdi jetës dhe veprës së trimave tanë”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Sot, 22 vjet më parë, Bekim Berisha-Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula, ranë heroikisht në luftën tonë të…

Posted by Avdullah Hoti on Monday, 10 August 2020