Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar të gjithë për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, si dhe ka uruar shqiptarët për numrin rekord të deputetëve në Kuvend.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se “presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona”, /21Media