Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, u shpreh i tronditur nga lajmi për lëndimin e mbi 40 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj.

Hoti uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, ndërsa kërkoi edhe ndriçimin sa më të shpejtë të rastit.

“Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre. Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti”, ka shkruar Hoti./21Media

I tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, 5 January 2021