Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është takuar sot në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në procesin e dialogut deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë.

Hoti tha se ka një koordinim të plotë në mes të BE-së dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Takimi i nesërm në Bruksel vjen pas atij në Uashington, ku Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e palës amerikane, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik.