Në mbledhjen e ekzekutivit një ditë pas arrestimeve të Speciales, kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar të ruhet stabiliteti i institucioneve.

Ai u zotua se Qeveria do të punojë me përkushtim, ndërsa tha se pret bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që të realizohet projektet e mëdha që janë me rëndësi nacionale.

Qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike“, ka thënë kryeministri.

Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka përshëndetur, siç ka thënë ai, sjelljen e përgjegjshme gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ai ka theksuar se populli i Kosovës luftoi për liri e pavarësi.

Populli i Kosovës nuk luftoi në tokë të huaj por në oborrin e vet për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Agresori ishte Serbia. Askush asnjëherë nuk ka asnjë dilemë për këtë”, ka theksuar Hoti, duke shtuar se “duhet të tregojmë urtësi e vizion për të përballuar këtë sprovë dhe të dalim faqebardhë”.