Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot është takuar me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Hoti ka bërë të ditur se Abbot i ka premtuar përkrahjen e Britanisë për sundimin e ligjit dhe përkrahjen për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“I lumtur ta nis ditën në Zyre me partnerët më të afërt të Kosovës. Kam mirëpritur përfaqësues të Qeverisë Britanike dhe ambasadorin Nicholas Abbott për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe përkrahjen e tyre për procesin e dialogut”, ka shkruar Hoti në twitter. /21Media