Sipas Hotit lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë

Sipas Hotit lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që taksa të hiqet sot plotësisht dhe të mos ketë vend për taktizim politik me partneritetin e shtetit të Kosovës, ShBA-të.

Hoti ka thënë se lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në distanicm të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkruan Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se heqja e tarifës 100 përqind në lëndën e parë që importohet nga Serbia nuk do të ndodhë, pasi ende nuk ka arritur ta bind partnerin e koalicionit qeverisës, LDK-në për zëvendësimin gradual të tarifës me reciprocitet./21Media