Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se deri në fund të këtij viti do të mbështeten rreth 100 të rinj për të hapur biznese start-up.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në harmoni me objektivat e Agjendës për Reforma Evropiane dhe në zbatim të planit të veprimit për punësimin e të rinjve, ka organizuar me sukses trajnimin e 500 të rinjve në ndërmarrësi, si dhe 755 të rinjve në trajnime profesionale të nevojshme për tregun e punës.

“Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe përfshirjes së komuniteteve pakicë dhe grupeve të margjinalizuara. QeveriaHoti mbetet e përkushtuar për rritjen e mbështetjes për të rinjtë dhe do ta vazhdojë zbatimin e programeve në fushën e punësimit dhe të ndërmarrësisë për të rinjtë e Kosovës”, ka shkruar ai./21Media

🟢 Deri në fund të këtij viti do të mbështeten rreth 1️⃣0️⃣0️⃣ të rinj për të hapur biznese start-up.

Qeveria e…

Posted by Avdullah Hoti on Saturday, October 10, 2020