​Hoti thotë se do t’i informojë deputetët për marrëveshjen me Serbinë

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se në fillim të javës, marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për deputetët, të cilët ai do t’i informojë në njërën nga seancat sapo Kuvendi të nis punën.

Hoti ka shkruar në Facebook se në funksion të transparencës dhe informimit, Qeveria e Kosovës sot ka publikuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të Presidentit Trump.

Back to top button