Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka  diskutuar me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Laçak.

Hoti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij në dialog.

Ai tutje ka shkruar se Kosova mbetet e përkushtuar në dialogun me Serbinë, por se ky proces duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke.

‘’Sapo pata një diskutim thelbësor dhe të frytshëm me Miroslav Lajçak, të cilin e falënderova për angazhimin e tij në dialog. Kosova mbetet e përkushtuar në procesin e dialogut i cili duhet të rezultojë në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që çon në njohjen reciproke’’, ka shkruar Hoti në Twitter. /21Media