Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes, duke thënë se kjo festë simbolizon paqen mes Zotit dhe njerëzimit, dhe në mes popujve.

“Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin. Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira. Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin. Për shumë mot”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, në këtë festë të veçantë, kujtohen me krenari se paraardhësit iliro-dardanë dhanë martirët e parë të krishterimit në këtë pjesë të Evropës, Shën Florin dhe Shën Laurin.

Ai ndër tjera ka përmendur se Presidenti Rugova, i pati përzemër marrëdhëniet me Selinë Shenjtë. Miqësia e tij me Papa Gjon Palin II mbetet udhërrëfyes në marrëdhëniet tona me Vatikanin./21Media