Kryetari aktual i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është zhdukur nga skena publike, duke u fshehur mbrapa skandaleve të ministrave të tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se mungesa e vaksinave, mungesa e programit qeverisës, e transparencës për dialogun, ndarja e 11 milionë eurove për pagesën rrymës së serbëve dhe bizneseve të tyre në veri, janë disa nga dështimet e para të Kurtit, të plotësuara këto ditë edhe me skandalet e ministrave të tij.

Sipas Hoxhajt, përpjekja e sotshme e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe e bashkëpartiakëve për t’ia mbyllur gojën opozitës dështoi./21Media

 

Albin Kurti është zhdukur. Të vetmet herë që u pa prej se e mori detyrën si kryeministër ishin shfaqjet e tij gjatë…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, May 6, 2021