Enver Hoxhaj, kryetari në detyrë i PDK-së, ka publikuar një hartë të varrezave masive në Serbi, në llogarinë e tij në Twitter.

Derisa sot po hapet një varr tjetër masiv në Serbi, Hoxhaj ka thënë se disa javë më parë Ivica Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre.

Kjo është harta e varrezave masive serbe që Serbia i ka fshehur dhe sot është duke u hapur një varr masiv, me kosovarë të vrarë, vetëm disa javë pasi Daçiq kërcënoi serbët që zbuluan këto varre masive, ai po i shtyn ata të bëhen dëshmitarë në Gjykatës Speciale. BE-ja po qëndron në heshtje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.