Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se reciprociteti i plotë me Serbinë arrihet përmes koordinimit me aleatët, me në krye SHBA-të dhe jo përmes veprimeve “klandestine” duke aktruar dhe bërë spektakle në mesnatë siç veproi qeveria në ikje Kurti.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj shkruan se reciprociteti i plotë dhe njohja reciproke do të arrihet në koordinim dhe përkrahje të SHBA-ve dhe BE-së, ashtu siç është shpallur pavarësia e Kosovës.

Arritjet tona, janë sukses i përbashkët me aleatët, andaj edhe duhet që të sillemi partner serioz dhe jo si mashtrues. Nga premtimi para një jave për gatishmërinë e rifillimit sa më të shpejt të dialogut, kryeministri u kthye mbrëmë në mesnatë në njeriun që nuk i intereson e ardhmja e Kosovës por vetëm e ardhmja e tij personale politike”, shkroi Hoxhaj.