Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë ka vizituar familjen e Kadri Veseli.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, ka pirë çaj në familjen e Veselit.

“Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar ai.

Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli.

Mungesa e tij në…

Posted by Enver Hoxhaj on Tuesday, 19 January 2021