Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit për dialogun Kosovë-Serbi.

Në këtë seancë, Enver Hoxhaj në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kthyer fuqishëm me përpjekjen për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi e që për këtë thekson se është zhvillim pozitiv. Mirëpo, ai Hoxhaj thotë se amerikanët si partnerë serioz kanë bërë punën e tyre por që ka vënë në pikëpyetje se sa ka qenë e përgatitur Qeveria e Kosovës për atë që ndodhi me 3 dhe 4 shtator në Uashington.

Hoxhaj tha se Qeveria Hoti nuk ka negociuar për marrëveshjen që u arrit në SHBA, e nëse kjo ka ndodh, atëherë ai thotë se kryeministri Avdullah Hoti të tregoj pikat për të cilat është negociuar.

“Ne nuk jemi këtu që të flasim për Amerikën se dihet roli i tyre dhe mendoj që amerikanët si partnerë serioz e kanë bërë penën e tyre por ne meqë jemi në këtë seancë është se sa ka qenë e përgatitur, sa ka qenë e vendosur e vetëdijshme qeveria e Kosovës në Uashington për atë që ndodhi me 3 dhe 4 shtator. Nuk e them këtë pse jam në opozitë. Nëse ju mendoni që kryeministri Hoti dhe qeveria që kemi përballë kanë negociuar vërtetë diçka në Uashington, është gabim. Unë kisha ftuar kryeministrin në raportim të na tregoj cili është drafti i parë i marrëveshje, nëse ka negociuar, cili është drafti i dytë i marrëveshjes nëse ka negociuar, cili është drafti i tretë i marrëveshjes nëse ka negociuar dhe le të na tregoj cilat pika janë hequr, cilat janë larguar e cilat pika janë shtuar. Nëse ju mendoni që kjo qeveri ka negociuar, e keni shumë gabim”, tha Hoxhaj.

Madje thotë se marrëveshja në SHBA është meritë e amerikanëve e jo e qeverisë

“Ky përfaqëson vendin, më përfaqëson edhe mua edhe opozitën sepse është kryeministër i Kosovës në fjalën e tij përshkuajti situata të cilat nuk kanë ndodhur, përshkruajti situata që nuk ekzistojnë. Ai mundet me fol çka do…marrëveshja që është ma shumë është meritë e amerikanëve e jo e qeverisë”, tha Hoxhaj.

E Hoxhaj ka folur edhe për njohjen e Kosovë nga Izraeli, për çka tha se kjo ka qenë veç një zotim për njohje.

“Iu jam gëzuar lajmit për njohjen e Izraelit, por ta dinë një gjë, që është vetëm lajm. Njohja është akt politik dhe formal. Asnjë vendim deri më tash në Jerusalem nuk është marrë as nga Qeveria e as nga Ministria e Jashtme prandaj iu kisha lut mos i thoni kësaj njohje por është zotim për njohje, është njohje e pa formalizuar”, tha Hoxhaj.