Prishtina në karantinë

Prishtina në karantinë

Kryeqyteti në këtë mëngjes vërehet me qarkullimin e një numër të vogël të automjeteve. Në hyrje-daljet e Prishtinës, janë vendosur zyrtar policorë, të cilët po lejojnë të hyjnë vetëm kategoritë e lejuara për qarkullim gjatë kohës së karantinës.

Ndërkohë, vërehej një numër më i madh i automjeteve të cilat ktheheshin, duke mos u lejuar të hyjnë në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se qarkullimi brenda kësaj komune lejohet prej orës 06.00 deri në 17.00 vetëm për qytetarët që kanë nevojë të dalin.