Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, po qëndron për një vizitë në Gjermani, gjatë së cilës sot në Berlin është takuar me zyrtarë të shtetit gjerman.

Ai me këtë rast është takuar me Matthias Lüttenberg, kryesues i Divizionit për Marrëdhënie Bilaterale me Shtetet e Evropës Qendrore, Lindore, si dhe Azisë Qendrore, si dhe me ambasadorin Michael Siebert dhe Christiane Hullman, shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Hyseni ka bërë të ditur se në këto dyja takime u përcoll mesazh i qartë se Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel mbeten fuqimisht të përkushtuar përgjatë gjithë procesit të dialogut, në përkrahje të fuqishme të një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

“Dialogu duhet të marrë një dinamikë të re për të mos humbur kohën e çmueshme, duke zvarritur procesin, por duhet shtruar pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni në Facebook.

Në kuadër të koordinimit dhe këmbimit të pikëpamjeve e qëndrimeve rreth dialogut me Serbinë, sot në Berlin zhvillova dy…

Posted by Skender Hyseni on Tuesday, 25 August 2020