Për dallim të ditëve të tjera kur ka pasur rënie të numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë me vetëm nga një në ditë, mbrëmë është vërejtur rritje e numrit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me COVID-19 me 9 maj janë konfirmuar 8 raste.

Njëri nga këto raste është nga Obiliqi. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi ka  bërë të ditur se i infektuari është punonjës shëndetësor në një klinikë private ne Prishtinë.

“Sipas informatave të marrura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë.
Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat.

“Nuk ka nevojë për panik, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkundër motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në mënyrë që të tejkalojmë këtë sfidë!Kujdes po, panik jo!”, ka përfunduar Gashi./21Media