I lidhur me Interin dhe Barçën, Onana flet për të ardhmen e tij
Andre Onana pritet të jetë portieri i ri i Interi duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Këtë lajm e ka dhënë gazetari i njohur italian Farbizio Romano i cili ka deklaruar se ai tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me kampionin e Italisë.
Romano gjithashtu ka bërë të ditur se lojtarit i pëlqen edhe Barcelona, por që ai nuk shihet si prioritet nga gjiganti spanjoll.
Në lidhje me të ardhmen e tij ka folur edhe Onana i cili nuk ka përmendur skuadrën ku do të luajë, por ka lënë të kuptohet se do të shkojë në një skuadër më të madhe.
“Ne flasim për shumë gjëra, ata më kanë afruar me shumë skuadra si me Barcelonën, Interin, Arsenalin, Lyonin, Nice dhe Monacon ndërsa unë isha i pezulluar në shtëpi. Nuk e di, është e sigurt që nuk kemi arritur ende marrëveshje me ndonjë skuadër. I jam mirënjohës Ajaxit për mundësinë që më ka dhënë. Pas shtatë vitesh, mendoj se është koha për të bërë një hap përpara, për të shkuar diku tjetër. Ajaxi gjithmonë u jep mundësi lojtarëve të rinj dhe ka shumë portierë në akademi që po presin këtë mundësi. Duhet te shkoj aty ku nuk e di ende por me duhet diçka e re qe te jem nder portierët më të fortë. Barcelona? Është shtëpia ime. Kur kam ditë pushimi kthehem gjithmonë në atë qytet dhe ndihem shumë i lumtur”, ka thënë Onana.