Në vazhdën e angazhimeve policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla, në orët e paradites së sotme zyrtarë policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj,  brenda hapësirave të një shkolle të mesme  profesionale kanë hasur në një të dyshuar të  mitur,  tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Në komunikatën e Policisë së Kosovës thuhet se arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme.

“Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas  intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’’./21Media