Zlatan Ibrahimoviqit do t’i ofrohet një kontratë e re njëvjeçare nga krerët e Milan-it vetëm për të zgjatur qëndrimin në “San Siro”, raporton Quotidiano Sportivo.

Gazeta italiane bën të ditur se Ibrahimoviq mund të nënshkruajë kontratën e re me Milan që do ta shihte atë si lojtarin e tyre deri pas datëlindjes së tij të 40- të.

Po ashtu spekulimet vazhdojnë që nëse Ibrahimoviq nënshkruan edhe për një vjet me Milan, atëherë mund ta hapë derën për një kontratë të re edhe për portierin Gianluigi Donnaruma i cili ende nuk ka hapur bisedimet me krerët e Milan-it.

Ibrahimoviq ka qenë lideri kryesor i Milan-it edicionin e kaluar dhe po ashtu këtë edicion ku ka shënuar katër gola në dy paraqitje.