Për pesë vite janë shënjestruar 57 raste në të cilat janë përfshirë 443 persona

Për pesë vite janë shënjestruar 57 raste në të cilat janë përfshirë 443 persona

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin analitik “Shënjestrimet e dështuara”, ku thuhet se për pesë vite janë shënjestruar 57 raste në të cilat janë përfshirë 443 persona, ku 343 nga ta janë bërë pjesë e aktakuzave të prokurorisë. Kurse 194 persona prej janë akuzuar për vepra korruptive, kurse 149 persona i takojnë natyrës së krimit të organizuar.

IKD gjen se mekanizmi për shënjestrimin e këtyre rasteve të krimeve të rënda për liberalizimin e vizave në vazhdimësi janë shkelur kriteret e përcaktuara në Procedurat Standarde të Veprimit me rastin e shënjestrimin të rasteve.

Sipas kësaj organizate, edhe përkundër faktit se shënjestrimi i rasteve kishte për qëllim trajtimin e këtyre rasteve me prioritet, nga monitorimi dhe hulumtimi i IKD-së rezulton se në mbi 90% të rasteve të shënjestruara gjykatësit shkelin afatet ligjore të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale.

Prokurorët sipas IKD-së, kanë dështuar të argumentojnë dhe të paraqesin kërkesa për konfiskim të pasurive nën dyshimin se janë përfituar përmes aktiviteteve kriminale në rastet e shënjestruara. Pothuajse në të gjitha rastet me aktgjykim dënues të formës së prerë, prokurorët kanë paraqitur kërkesa për konfiskim të pasurisë apo mjeteve, e cila konfiskohet sipas ligjit në të gjitha rastet pavarësisht nëse do të ketë aktgjykim dënues apo lirues.

IKD përmes një komuniakte po ashtu rekomandoi që të hiqet ndalimi i raportimit të rasteve të shënjestruara të cilat në kundërshtim me ligjin pengojnë raportimin apo identifikimin vetëm me iniciale nga seancat gjyqësore të këtyre rasteve.