Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosësë Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, ka publikuar raportin analitik “Korrupsioni në prokurorimin publik”, ku thuhet se në punën e prokurorimit të shtetit mungon bashkëpunimi ndër institucional për të trajtuar fushën e prokurorimit publik.

Nga, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Gzimi Shala, vlerëson se qasja e prokurorit të shtetit, nuk ka arritur t’i jap përgjigje korrupsionit në fushën e prokurorimit publik.

Derisa bëri të ditur, se prokurori i shtetit gjatë vitit 2019 ka pasur 13 kallëzime penale dhe 34 informata, prej tyre për 48% të rasteve janë hedhur kallëzime penale dhe për 22 % janë pushuar hetimet e filluara.

“Qasja e prokurorit të shtetit dhe sistemit gjyqësor, pra sistemit të drejtësisë në fushën e prokurorimit publik, është qasje e cila nuk ka arritur t’i jap përgjigje këtij lloj kriminaliteti, përkatësisht korrupsionit në fushën e prokurorimit publik. Sa i përket rasteve që ka trajtuar sistemi i drejtësisë, prokurori i shtetit gjatë vitit 2019 ka pasur 13 kallëzime penale dhe 34 informata, mirëpo krahas këtij numri më shqetësuese është mënyra se si janë zgjidhur këto lëndë, për arsye se në prokurorin e shtetit këto lëndë në 70 % të rasteve janë mbyllur, përkatësisht 48% janë hedhur kallëzime penale dhe për 22 % të raste janë pushuar hetimet e filluara”, tha ai.

Ai shtoi, se në punën e Prokurorit të Shtetit mungon bashkëpunimi ndërinstitucional për të trajtuar fushën e prokurorimit publik.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe iniciativa për progres, kanë gjetur se në punën e prokurorit të shtetit mungon bashkëpunimi ndër institucional për të trajtuar fushën e prokurorimit publik, në këtë situatë mund të themi se prokurori i shtetit nuk shfrytëzon resurset dhe ekspertizën e institucioneve të tjera në mënyrë që ta bëjë hetimin më kualitativ”, tha ai.

Nga Iniciativa për Progres INPO, Albulena Nrecaj, tha se të gjeturat e raportit nuk dhënë indikacione të mjaftueshme se shteti i republikës së Kosovës apo organet e drejtësisë janë të përkushtuara me të gjitha kapacitetet e tyre për të ndjekur këto vepra.

“Njëra ndër fushat më kriminale dhe më të ekspozuara ndaj korrupsionit në Kosovë, mbetët fusha e prokurorimit publik….Problem i veçantë vazhdon të jetë për arsye se përmes prokurorimit publik shpenzohet një shumë e konsiderueshme e buxhetit të Kosovës….Të gjeturat e raportit nuk dhënë indikacione të mjaftueshme se shteti i republikës së Kosovës apo organet e drejtësisë janë të përkushtuara me të gjitha kapacitetet e tyre për të ndjekur këto vepra… Ajo çka kemi vërejtur nga kjo analizë është që prokurori i shtetit nuk ka një bashkëpunim të mirëfilltë me zyrën kombëtare të auditimit sa i përket hetimit dhe ndjekjes së veprave të cilat janë përshkruar në raportet e zyrës kombëtare të auditimit, madje ato raporte nuk përdoren nga prokurori i shtetit në momentin e hartimit të aktakuzave”, tha ajo. /kp