Një pjesë e futbollistëve të Prishtinës dolën negativë në testet për koronavirus në Kosovë, por ky rezultat nuk doli i njëjtë edhe në Gjibraltar. Për shkak të kësaj, klubi i futbollit nga kryeqyteti nuk u lejua të luajë ndeshjen me skuadrën nga Gjibraltari.

E IKSHPK, sot sqaroi se në bazë të kronologjisë së testeve të futbollistëve të Prishtinës ‘vërehet se infeksioni me COVID-19 ka qarkulluar në mesin e anëtarëve te KF Prishtina në javët e fundit’.

“Është shumë e mundur që rastet të cilat nuk janë detektuar më datën 15.08.2020 në IKSHPK kanë qenë në fazën e hershme të infeksionit dhe për këtë arsye potencialisht kanë rezultuar pozitive me datën 17.08.2020 gjatë mostrimit në Gjibraltar. Duhet theksuar se rreziku për paraqitje të rasteve të reja ne mesin e anëtarëve të klubit gjatë ditëve pas testimeve të kryera ka qenë dhe është i pranishëm duke marrë në konsiderim faktin që inkubimi gjatë infeksionit është 2-14 ditë dhe të gjithë anëtarët kanë qenë në kontakte të afërta të rasteve të konfirmuara”, u bë e ditur në komunikatë.

IKSHPK me kërkesë të KF Prishtina sot, më datën 20.08.2020, ka kryer testimin për prani të SARS-CoV-2 tek anëtarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga 27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti i KF të Prishtinës.

Ndeshja e Europa League midis Lincoln Red Imps dhe Prishtina u anulua pasi shtatë anëtarë të ekipit mysafir dolën me COVID-19. Vendimi për anulimin e ndeshjes nga një zyrtar i UEFA në stadiumin ‘Victoria’, pas kontaktit me autoritetet e Gjibraltarit.

Skuadra kosovare mbërriti në Gjibraltar me aeroplan Charter dhe u testua menjëherë në aeroport.

Protokolli thotë që lojtarët e ekipit duhet të testohen për virus tre ditë para një ndeshje, dhe pastaj përsëri një ditë më parë. Në përputhje me rregullat e UEFA-s, certifikatat që tregojnë se lojtarët janë “negativë” kërkohen para se lojtarët të lejohen të marrin pjesë në ndonjë garë.

Sidoqoftë, ndërsa të gjithë lojtarët e Lincoln FC dolën negativë, shtatë lojtarë prishtinas dolën pozitivë. Kjo është hera e dytë në një javë brenda një jave një ekip kosovar i është dashur të heqë dorë nga ndeshja para fillimit të saj.