India përdor mijëra shtretër të bërë nga kartoni në ambientet mjekësore të improvizuara, ndërsa luftojnë me një numër të madh të rasteve me koronavirus.

Shtretërit janë të papërshkueshëm nga uji dhe mund të përballojnë një ngarkesë deri në 300 kilogramë, tha Vikram Davan, i cili së bashku me vëllain e tij dolën me dizajn kur ishin në karantinë.

“Shtrati është kompakt, i lehtë dhe mund të prodhohet dhe montohet brenda pak minutash”, tha Davan.

Qeveria e Nju Delhi po vendos 10 mijë shtretër në periferi të qyteti, në një qendër që u dedikohet për trajtim personave të prekur me koronavirus. Mumbai, i cili ka një numër të madh të rasteve, gjithashtu përdor këta shtretër.

Vëllezërit Davan nuk zbuluan publikisht koston e prodhimit të çdo shtrati, por raportohet se kushton rreth dhjetë dollarë.