Kosova në 24 orët e fundit ka regjistruar 137 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e Covid-19.

E rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus në kohën e sezonit të gripit për infektologun kosovar Izet Sadiku ka qenë e pritshme.

Ai thotë se Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së numrit të rasteve që mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.

Sadiku e konsideron të nevojshme rritjen e kapaciteteve testuese në javët e ardhshme dhe një kontroll më rigoroz të respektimit të masave, përfshirë edhe ato ndëshkuese.

Ballafaqimi me COVID19
Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash…

Posted by Izet Sadiku on Sunday, 18 October 2020