Iniciohet debat parlamentar për ngritjen e çmimeve dhe mos ngritjen e pagave
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbetet i shqetësuar me ngritjen enorme të çmimeve dhe jo stabilitetit ekonomik në vend.
Deputeti nga ky subjekt, Pal Lekaj, në tryezën e organizuar nga ky grup parlamentar për këtë temë, tha se rritja e çmimeve është bërë e pa përballueshme për qytetarët.
Përkundër rritjes së çmimeve, ai tha se në vend ka kohë që pagat dhe pensionet nuk janë rritur.
Lekaj ka nis një iniciativë për një debat parlamentar sa i përket ngritjes së çmimeve dhe mos ngritjen e pagave.
Sakip Imeri nga Autoriteti i Konkurrencës, tha se mandati i këtij autoriteti është të mbajë konkurrencën e lirë në treg, pra jo siç tha ai për ngritjen e çmimeve.
“Ne si autoritet nuk kemi rol të rregullimit të çmimeve”, tha ai.
Në këtë tryezë e cila po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga shoqatat e konsumatorëve dhe biznesit.