Futbollistët e Interit kanë kaluar në finale të Ligës së Evropës, pas fitores kundër Shakhtar me rezultat të thellë 5:0.

Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Evropës u zhvillua sonte në “Spiel-Arena” në Dyseldorf.

Golin e parë për ekipin italian e shënoi Lautario Martinez në minutën 19 pas asistimit të Nicolo Barella. Ky ishte goli i tij i njëzet këtë sezon.

Në pjesën e dytë Danilo D’Ambrosio shtoi epërsinë në 2:0, në minutën 64, pas asistimit të kroatit Marcelo Brozoviq.

Dhjetë minuta më vonë, D’Ambrosio shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të tretin për ‘neroazurët’.

Pas golit të pësuar, skuadra Shakhtar humbi motivin për lojë dhe kjo iu hakmor edhe me dy gola të tjerë të pësuar nga belgu Romelu Lukaku dhe atë për brenda vetëm gjashtë minutash (’78 dhe ’84). Në këtë mënyrë futbollisti i njohur arriti kuotën në këtë sezon për Interin prej 33 golave.

Inter pas katër ditësh do të takohet në finale me Sevilla, e cila mbrëmë ishte më e mirë se Manchester United me rezultat 2:1.