Të gjitha 75,000 biletat janë shitur për duelin e rivalëve sonte në "Giuseppe Meaza"

Të gjitha 75,000 biletat janë shitur për duelin e rivalëve sonte në “Giuseppe Meaza”

Skuadra italiane Interi do të marrë deri në 5.5 milionë euro nga derbi i qytetit kundër Milan. Ky është fitimi i katërt më i lartë në historinë Serie A italiane dhe i treti i “nero-azure” në historinë e garave vendore.

Më herët është bërë e ditur se të gjitha 75,000 biletat janë shitur për duelin e rivalëve sonte në “Giuseppe Meaza”.

Skuadra e Antonio Conte është një nga më të vizituarat në Evropë këtë sezon, me një mesatare prej gati 65.000 tifozë kur luan në shtëpi. Ishte pikërisht ajo mesatare që ai pati në ndeshjen e mëparshme kundër Lecce në ‘Giuseppe Meaza’.

Tani ajo mbështetje do të duhet të jetë edhe më e theksuar, pasi Interi do të barazohej me Juventusin në krye të Serisë A.