E ardhmja e Christian Eriksen është shkruar tani. Në janar mesfushori danez do të largohet nga Interi për të provuar një aventurë të re. Marrëdhënia me Antonio Conten është shumë e komplikuar, koha e rezervuar për të në fushë nga trajneri i “Nerazzurrëve”është shumë e vogël.

Në Itali, tani, ata mendojnë për destinacionet e mundshme për lojtarin i cili do të largohet, ose si pjesë e një shkëmbimi, ose si huazim. Dhe është pikërisht një shkëmbim kredish në boshtin Inter-Romë.

Sipas asaj që analisti sportiv Claudio Raimondi raporton, transmetuar në “Italia 1”, në fakt, “Nerazzurrët” dhe “Giallorossët” po mendojnë për një operacion që përfshin ardhjen në kryeqytet të mesfushorit danez dhe ardhjen e Jordan Veretout në Milano.

Sidoqoftë, pista jashtë Italisë mbetet gjithashtu e gjallë, me shumë klube nga Premier Liga (plus PSG) të interesuar për shërbimet e tij.

Pra, skenari i ri, për Eriksen, çon në Romë, në tryezë shkëmbimi i mundshëm me Veretout.