Turneu i fundit i Evropa Ligës që po luhet në Gjermani, filloi të hënën. Inter është skuadra e parë që arriti në gjysmëfinale me një fitore ndaj Bayer Leverkusen në ‘Merkur Spiel Arena’ në Dyseldorf, me rezultat 2:1.

Inter justifikoi rolin e favoritëve duke mposhtur Bayerin në një ndeshje shumë të mirë.

“Nero-azurët” erdhën në epërsi me golin e Barelle, i cili mposhti Hradecki në minutën 15. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Lukaku shtoi avantazhin në 2:0.

Vetëm disa çaste më vonë, mbërriti penalltia, ku Havertz mposhti Handanoviq për 2:1.

Në pjesën e dytë, kishte shumë mundësi nga të dy palët, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe Inter arriti në gjysmëfinale.