Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

1 min read

Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari me gradën e nënkolonelit policor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, thuhet në njoftim./21Media