3.987 pacientë janë në gjendje kritike

3.987 pacientë janë në gjendje kritike

Irani ka raportuar 125 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 4.357 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 1.837 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 70.029.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 41.947 persona, pasi bilanci i personave që e kanë mposhtur sëmundjen është shtuar për 6.482 në ditën e fundit. Ndërkohë, sipas Jahanpour, 3.987 pacientë janë në gjendje kritike. Ai tha se deri më tani në mbarë vendin janë kryer 251.703 teste për COVID-19.