Irani ka ekzekutuar një mundës të akuzuar për vrasje, raportojnë mediat shtetërore, duke sfiduar thirrjet ndërkombëtare që ai të kursehet nga këto dënime.

Navid Afkari, 27 vjeç, u dënua me vdekje për vrasjen e një roje sigurie gjatë një vale protestash anti-qeveritare në vitin 2018. Ai tha se ishte torturuar për të bërë një rrëfim. Afkari u ekzekutua me varje në qytetin jugor të Shiraz.

Vëllezërit e tij Vahid dhe Habib u dënuan me 54 dhe 27 vjet burg për të njëjtën çështje./kp