Arben Gashi, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, pjesë e së cilës ishte edhe kryeministri Hoti, ka thënë se temë e diskutimet ka qenë projektligji për rimëkëmbje ekonomike që sipas Gashit do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, lidhur me postin e presidentit, shefi i deputetëve të LDK-së ka thënë se Isa Mustafa si bartës i koalicionit e ka për obligim të gjejë zgjidhje për këtë çështje.

I pyetur për humbjen e LDK-së në Podujevë, ai ka thënë se do të bëhen analiza që mos të ketë probleme për zgjedhjet e ardhshme, duke shtuar se e kanë përjetuar një rezultat jo të kënaqeshim.