Mesfushori i Real Madridit, Isco Alcorcon e kritikoi ashpër trajnerin Zinedine Zidane dhe u shpreh se ai nuk po trajtohet ashtu siç e meriton nga tekniku francez.

Mesfushori spanjoll ka luajtur shumë pak minuta në këto javët e para të këtij edicioni dhe tani ka dalur hapur kundër trajnerit të tij.

“Nëse duhet të më largojë nga loja, e bën këtë në minutën 50’ ose 60, madje ndonjëherë edhe pas pjesës së parë. Por, nëse duhet të më inkuadroj në lojë, ai e bën këtë në minutën e 80’.”, tha fillimisht ish-lojtari i Malagas.

Në shtatë vitet e tij në Real Madrid, Isco asnjëherë nuk ka qenë pjesë e sigurt e formacionit bazë. Ai gjithmonë është parë si një alternativë e lojtarëve të tjerë dhe disa herë ishte lidhur me largim nga “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë në La Liga me 13 pikë të mbledhura.