Ish-ambasadori i Selisë së Shenjtë në Francë, Luigi Ventura, u dënua sot në Paris me një dënim me kusht me tetë muaj burg për sulm seksual ndaj pesë meshkujve në vitet 2018 dhe 2019 gjatë kryerjes së detyrave të tij diplomatike.

Gjykata Penale e Parisit e shpalli ish-priftin 76-vjeçar, fajtor për të gjitha akuzat dhe për pagimin e 13.000 eurove për dëm jo pasuror ndaj viktimave dhe 9.000 euro për shpenzimet gjyqësore.

Afera, e cila shpërtheu në shkurt 2019 mes skandaleve të shumta seksuale katolike, bëri që Selia e Shenjtë të heqë imunitetin nga nunci apostolik, rasti i parë i tillë në historinë moderne të Vatikanit.

Hetimi nisi pas një raporti nga Bashkia e Parisit kur një nga punonjësit paralajmëroi për “duar në të pasme” në tre raste gjatë ceremonisë.

Katër burra të tjerë raportuan sjellje të ngjashme nga Luigi Ventura në gjyqësor midis janarit 2018 dhe shkurt 2019./KP