“Ndizen sirenat” e alarmit te skuadra e Italisë në prag të ndeshjeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë për Eliminatoret e Botërorit 2018

“Ndizen sirenat” e alarmit te skuadra e Italisë në prag të ndeshjeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë për Eliminatoret e Botërorit 2018

Trajneri Giampiero Ventura po humbet njëri pas tjetrit futbollistët e tij ku reparti më i dëmtuar është ai i mesfushës. Një prej lojtarëve që është i detyruar të lërë qendrën stërvitore në Coverciano është Lorenzo Pellegrini për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Tjetër futbollist që nuk do të jetë në fushën e lojës për këto dy sfida do të jetë edhe Marco Verratti, ndërkohë që ka dyshime të mëdha edhe për Daniele De Rossin.

Këto mungesa kanë shtyrë Ventura-n që të thërrasë në skuadër Gagliardinin dhe Cristanten. Por jo vetëm kaq, Ventura nuk do të ketë nën urdhrat e tij as Andrea Belottin, i cili pësoi një dëmtim në gju në përballjen me Veronën që e pengon atë të jetë në fushën e lojës në ndeshjet e 6 dhe 9 tetorit edhe pse sipas rezonancës manjetike ai nuk kishte këputje të ligamenteve.