Në Itali, 731 njerëz të infektuar me COVID-19, vdiqën në 24 orët e fundit. Ky numër është më e larti që nga 3 prilli, ndërsa 32 mijë e 191 raste të tjera u konfirmuan, që është rreth 5 mijë më shumë se një ditë më parë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

208 mijë e 458 njerëz u testuan ose rreth 50 mijë më shumë se 24 orë më parë, raporton Reuters.

Italia është vendi i parë i Evropës Perëndimore që u prek nga virusi që nga fillimi i vitit dhe 46.464 njerëz kanë vdekur deri më tani.

Numri më i lartë i rasteve u regjistrua në Lombardi, e cila ishte gjithashtu më e prekura nga virusi me 8.448 raste, dy herë më shumë se të hënën.