Genoa raportohet se e ka targetuar mesfushorin e West Ham United, Jack Wilshere, i cili mund të largohet në këtë merkato verore.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Genoa po studion mundësitë për ta sjellë ish-reprezentuesin anglez në Itali.

Wilshere ka luajtur në vetëm 16 ndeshje në dy sezonet e fundit në Premier Ligë dhe mund ta përfundojë karrierën para kohe më “Irons”.

Presidenti i Genoas Enrico Preciozi dëshiron ta shoh ish-lojtarin e Arsenalit në “Marassi”.