Lojtari i kombëtares kolumbiane, James Rodriguez (29) është larguar nga radhët e Real Madrid dhe do të vazhdojë karrierën në Everton.

Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar, por media britanike raportoi se Everton pagoi rreth 24 milionë euro kompensim për 29-vjeçarin, të cilit i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata me “Royal Club”.

“Unë jam me të vërtetë i lumtur që vazhdoj karrierën time në këtë klub të shkëlqyeshëm, një klub me kaq shumë histori dhe me një menaxher që më njeh shumë mirë”, tha James për faqen e internetit të klubit pasi nënshkroi një kontratë dy-vjeçare.

Ndërsa drejtoi Real Madridin, Ancelotti arriti të merrte më të mirën nga Rodriguez, dhe ai donte ta sillte kolumbianin edhe në Bayern. Rodriguez përfundimisht arriti në Munih si huazim, por Ancelotti tashmë ishte larguar nga radhët e ekipit gjerman.

Rodriguez arriti në Real në vitin 2014 nga Monaco për 65 milionë euro, por nuk arriti të konfirmojë potencialin në Madrid. Ai shënoi 37 gola në 125 ndeshje për Realin, ndërsa shënoi 15 gola për Bayern në 67 ndeshje.