Shtatë anëtarë të grupit të ekspertëve të pavarur për procesin vettingut, kanë dhënë dorëheqje.

Përmes një letre drejtuar ministrit të Drejtësisë dhe kryeministrit të vendit, ekspertët e pavarur kanë dhe disa arsye për dorëheqjen e tyre nga ky grup.

Letra e tyre e dorëheqjes i është dërguar të mërkuren Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi. Ajo është nënshkruar prej ekspertëve nga shoqëria civile: Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi, Kujtim Kërveshi.

Në pajtim edhe me qëndrimin tonë të sqaruar në takimin e mbajtur në mes të ekspertëve të pavarur në zyrën tuaj dhe në prani edhe të Zëvendës-Kryeministrit z.Driton Selmanaj, përmes kësaj shkrese Ju informojmë se si grup në mënyrë kolektive tërhiqemi nga puna e grupit punues, duke marr për bazë se koncepti dhe qëllimi origjinal i idesë për të hartuar skenarët mbi elementet e reformës së vettingut në sistemin e drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së shtatë ekspertëve të pavarur të shoqërisë civile.

Qëllimi i grupit të ekspertëve asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është të jetë servis i partive politike, por qëllim i pastër për të ofruar ekspertizën dhe njohuritë tona lidhur më këtë fushë kaq të rëndësishme për sundimin e ligjit në Kosovë. Dhe që në fund do të mund të përkthehej në një dokument, i cili do të ishte pikë nisje për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të marr vendime që iu takojnë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, për të pastruar sistemin e drejtësisë, dhe për të ngritur integritetin personal dhe institucional të akterëve kyç në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, shkruajnë tutje ata.

.