Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook ka bërë apel te qytetarët e kësaj komune që mos të hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, në të kundërtën janë të obliguar që të aplikojnë gjoba mandatorë për ndotësit e mjedisit.

Tutje Jashari ka njoftuar se sot Drejtoria e Shërbimeve Publike ka pastruar lokacionin në afërsi të sheshit të qytetit, duke larguar mbeturinat e shumta që janë hedhur nga persona të pa ndërgjegjshëm. /21Media