Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë thirrje udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që në procesin e dialogut me Serbinë të mos bëjnë asnjë kompromis në dëm të interesave të vendit tonë.

Ai në një postim në Facebook është shprehur kategorik kundër çdo ndryshimi të mundshëm të Kushtetutës në emër të arritjes finale me Serbinë, duke thënë se akti më i lartë juridik i shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit, i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë.

“Është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojmë shtetin tonë nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme. Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, ka shkruar Jashari.

Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Sunday, 18 October 2020