Joao Felix mund të transferohet në Serie-A, zbulohet plani
14 Dhjetor 2020
Interi dhe Juventusi i kanë vënë sytë mesfushorit të Atletico Madridit, Joao Felix, sipas Calcio Mercato.
21-vjeçari u transferua në “Wanda Metropolitano” për 120 milionë euro nga Benfica vitin e kaluar, por është zhgënjyer me rolin e tij në skuadrën e Diego Simeones javët e fundit.
Interi nuk mund të përballojë një tarifë kaq të madhe për Felix, por mund të ofrojë Lautaro Martinezin në këmbim të portugezit, ndërsa Juve është i gatshëm të përfshijë Paulo Dybalan në çdo marrëveshje të mundshme.
Si Martinez, ashtu edhe Dybala nuk janë të kënaqur me ecurinë e tyre deri më tani në Serie-A.