Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, me rastin Ditës së Falënderimeve, ka pranuar një letër nga presidenti i porsazgjedhur i ShBA-së, Joe Biden.

Këtë lajm Rexhepi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka bërë publike një pjesë të letrës së gjatë të dërguar nga presidenti Biden.

Ndër të tjera në letrën e Biden dërguar Rexhepit thuhet “Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë”.

Gjithashtu në këtë letër është shkruar se Biden po beson që shekulli 21 do jetë një shekull amerikan.

“Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën”.
Po ashtu Rexhepi pa bërë të ditur se ka pranuar rreth 50 letra nga senatorë e kongresistë amerikanë./21Media 

Faleminderit – Thank you President JOE BIDEN

Miq jam shum i nderuar të ju njoftoj që pak më parë kam marë në mënyrë…

Posted by Agim Rexhepi on Thursday, November 26, 2020