Aktori Johnny Depp ka mohuar një sulm ndaj ish-gruas së tij Amber Heard, në një ishull privat të Karaibeve dhe gjatë një periudhe “egërsie” në Australi, në ditën e tretë të një gjyqi për shpifje kundër një gazete tabloid, e cila e quajti atë një “burrë që rrah gratë”.

Depp ka hedhur në gjyq News Group, botuesin e “Sun”, dhe kryeredaktorin Dan Wooton, për shkak të një artikulli të botuar në prill të vitit 2018, në të cilin thuhet se ai abuzoi fizikisht Heard.